07:06 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zhdukja e kontenierëve me armë kimike, Denion Meidani: Një gjenocid mjedisor, doganat të japin llogari një më një

19:45 | 01/03/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zhdukja e kontenierëve me armë kimike, Denion Meidani: Një gjenocid mjedisor, doganat të japin llogari një më një

Djali i ish-presidentit Rexhep Meidani, Denion Meidani ka reaguar mbi lajmin për zhdukjen e 1300 kontenierëve të armëve kimike që vinin nga Italia drejt Shqipërisë, për të kaluar më tej në Maqedoni. Sipas tij, nëse ky lajm është i vërtetë, mishëron një korrupsion masiv helmues për sistemin. Madje, Meidani e cilëson si një vrasje mjedisore me paramendim, apo një gjenocid mjedisor.

Nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale, Meidani i kërkon doganave që të japin llogari mbi situatën, ndërsa policisë i kërkon që të nisë menjëherë hetimet.

REAGIMI I MEIDANIT

Korrupsion helmues dhe vrastar për vendin e popullin! Kjo është Mafia!…

Një lajm skandaloz e tepër tronditës! Nëse ai është i vërtetë në këto përmasa dhe detaje, siç e përshkruan media ndërkombëtare, ai është dhe tejet kriminal! Të shpresojmë që nuk është i vërtetë; sepse për ndryshe ai do të mishëronte në vetvete një korrupsion masiv helmues për sistemin dhe tejet vrastar për vendin dhe popullin! Një vrasje mjedisore me paramendim, një lloj gjenocidi mjedisor e njerëzor! Kjo është Mafia!… Të japin llogari doganat, nga i pari tek i fundit, nëse ato paskan lejuar vetëm gjysmën e ngarkesës tranzit që të kalojë në pikën kufitare të daljes pa kërkuar llogari për pjesën e mbetur në territorin tonë! Se kur doganierët shfaqen si të devotshëm ata numërojnë një me një dhe mollët e Korçës që eksportohen për në Maqedoni apo ato të Maqedonisë të importuara tek ne.

Të vihet në lëvizje policia e ndershme (jo ajo e zënë me “mbjellje e korrje” apo me detyra elektorale), inspektorati e strukturat e tjera të mjedisit, si dhe, mbi të gjitha, prokuroria të fillojë menjëherë hetimin, për t’u vënë prangat shkelësve te ligjit me uniformë, qoftë të doganës, qoftë të policisë, nëse kanë lejuar, kanë neglizhuar ose heshtur për gjysmën a më shumë të sasisë së tonelatave toksike të hyra tranzit në Portin e Durrësit dhe nuk dolën në pikën kufitare të Qafe Thanës! Të merren masa të shpejta edhe për kontrollorët e mjedisit në këto pika kufitare apo dhe për ata, që nuk i kanë njoftuar në momentin që ka hyrë një ngarkesë e tillë toksike! Të merren masa për anti-kontrabandën, hetimin doganor apo aposteriorin, që, mesa duket, nuk paskan bërë asgjë, të paktën dhe më pas, sepse nuk flitet për një dy kilogram por për tonelata toksine të zhdukur në tranzit.

Ndërkohë që strukturat e anti-kontrabandës shoqërojnë me shërbime çdo ditë të javës edhe botet më të vegjël me naftë “virxhin”, naftë e gaz transit; përveçse kur urdhërohen ndryshe nga eprorët e majmur e grasatuar prej korrupsionit masiv! Në këtë histori, e përsëris nëse gjithmonë është e vërtetë, nuk ka rënë shteti sepse këtu shteti është kapur nga mafia e plehrave, deri duke u kthyer në shërbyese me tipare të një organizatë kriminale!

Prandaj dhe nuk duhet heshtur më, po ashtu si të harruarit e Zharrës. U desh që ata ta marrin vetë në dorë çështjen e tyre, sepse nuk u ngrit njeri në këmbë nga shoqëria civile dhe media apo zëri i tyre mbështetës ishte tejet i dobët! Tani akoma më shumë, kur rilindja mund të na helmojë të gjithëve kolektivisht, nuk mund të heshtet më. Zëri popullor duhet të buçasë deri sa gjithçka të zbulohet dhe, mbi të gjitha, të mënjanohen deri në fund pasojat e saj?!…

 

Etiketa: denion meidani
Pas

Shqiptari terrorizon gruan me çekiç në sy të fëmijëve në Itali: Do përfundosh mes pellgut me gjak

Para

Albpetrol nxjerr në ankand pronat e ARMO-s, shkak borxhi prej dhjetra milionë dollarësh

Para
Albpetrol nxjerr në ankand pronat e ARMO-s, shkak borxhi prej dhjetra milionë dollarësh

Albpetrol nxjerr në ankand pronat e ARMO-s, shkak borxhi prej dhjetra milionë dollarësh

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.