Policia irlandeze përmes një njoftimi për mediat apelon për ndihmë për gjetjen e një 16-vjeçari shqiptar, i cili u pa për herë të fundit më 1 maj.
I mituri Marvin Gjuzin është parë për herë të fundit duke ecur drejt Monagh Bypass.
Nga informacionet dhe rastet e mëparshme të ngjashme me këtë, rezulton se kjo mund të jetë edhe ‘një metodë zhdukjeje’ nga minorenët shqiptarë, të cilët kanë shkuar në Britaninë e Madhe, që të mos rikthehen në vend.
Kjo pasi shërbimet sociale kujdesen për ta deri në moshën 18-vjeçare dhe më pas sipas ligjit i kthejnë në Shqipëri.
Njoftimi i plotë i policisë së Belfast-it:
Jemi të shqetësuar për Marvin Gjuzin, 16 vjeç, i cili është raportuar i zhdukur. Ai është parë për herë të fundit duke ecur drejt Monagh Bypass në orën 13:00 më 01/05/2025. Nëse e keni parë Marvinin ose keni ndonjë informacion në lidhje me vendndodhjen e tij, ju lutemi të kontaktoni 101 dhe të citoni referencën 1569 – 01/05/25.