09:50 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zheji bëhet pjesë e serialit “Nano-Bejleri: Gjoksi i Ildës është më i ndershëm, më sharmant se qeverisja e sotme

12:29 | 19/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zheji bëhet pjesë e serialit “Nano-Bejleri: Gjoksi i Ildës është më i ndershëm, më sharmant se qeverisja e sotme

Analisti dhe gazetari Artur Zheji është bërë pjesë e “serialit” të debatit mes moderatores Ilda Bejleri dhe Mustafa Nano.

Pas shumë replikave dhe kundër replikave mes dy personazheve Nano-Bejleri, që kanë devijuar edhe në ofendime personale e krahinore, pjesë e debatit është bërë dhe Zheji.

Në reagimin e tij, Zheji thotë se Nano nuk merret me problemin real që është në vendin tonë sipas tij, qeverisja e Ramës, por me gjoksin e Bejlerit.

Sidoqoftë, shkruan Zheji, gjoksi i moderatores është shumë herë më i ndershëm se qeverisja e sotme.
Reagimi i plotë:

“Një debat me pak apo aspak thelb ky që lidhet me gjoksin sharmant të Ildës, ose më saktë me dekoltenë e saj dhe linjat trupore të vajzës simpatike të ekraneve.
Kjo më kujton i dashur Muç, një episod nga kinemaja italiane në kohën e fashizmit, vite më parë kuptohet. Asokohe u shpikën filmat rozë, që të largonin vëmendjen e italianëve nga lufta që po përgatiste Musolini dhe këto “seriale” u mbiquajtën filmat e “telefonave te bardhë”, pasiqë shumica e dialogëve zhvillohej në telefonat e porsa shpikur të viteve ’30…
Telefona të bardhë për zonjushat elegante dhe të veshura lehtë për kohën.
Ndërkohë kërcisnin arrestimet politike të antifashistëve. Ndërsa kritika debatonte për melodramën e filmave të Telefonave të Bardhë.
Ndërkohë pra, edhe ky debati për “Gjoksin e begatë” të Ildës, është të kërkosh qimen në syrin e kësaj çupe të hirshme, kur trau i qeverisë dhe kamzhiku i oligarkëve, detyron shqiptarët të braktisin Shqipërinë përmes lotëve.
Kjo është gjithmonë zgjedhja jote sovrane Muçi, por unë mendoj se: Gjoksi i Ilda Bejlerit, është më i ndershëm dhe shumë më i fisëm se qeverisja e sotme apo se gjoksi prej silikoni i ca grave në pushtet…”, shkruan Zheji në 360gradë.al.

(F.G/Faxweb.al)

Pas

Nisi java e re, çfarë parashikon Oscar Cainer për çdo shenjë horoskopi

Para

Shpëton nga burgu Fran Frrokaj, ç’vendim mori sot Gjykata

Para
Zyrtarët e Bashkisë së Lezhës mbushin qelinë, kush u arrestua bashkë me Fran Frrokajn

Shpëton nga burgu Fran Frrokaj, ç'vendim mori sot Gjykata

Discussion about this post

 



Të Fundit

Masa e SPAK, Berisha paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme

Kryebashkiaku properëndimor i Bukureshtit fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani

Sot seanca e 18-të për konstituimin e Kuvendit! A do të arrijë Kosova të dalë nga ngërçi politik

Von der Leyen: Kjo javë mund të jetë kyçe për mbylljen e luftës në Ukrainë

Krimet zgjedhore! SPAK dhe BKH hetime në Elbasan për përfshirje të grupeve kriminale në proces

Afera “Partizani”: Sot GJKKO vendos për dërgimin në gjyq të Berishës dhe Malltezit

Vijon numërimi i votave të diasporës! Xhaçka kryeson lehtë ndaj Gjylametit, Jorida Tabaku merr mbi 20 mijë vota

Berisha publikon foto nga Brukseli me Sekretarin e Internacionales Demokrate: Diskutuam për farsën elektorale të 11 majit

Raporti i Eurostat: Shqipëria kryeson në Europë me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

Joe Biden me kancer, reagon Trump: Unë dhe Melanie jemi të trishtuar për diagnozën mjekësore të fundit të tij. I urojmë shërim të shpejtë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.