22:23 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zheji i kujton Ramës kohën kur ishte fjalëpak: Bilbili gjyzar që magjeps delet rrezikon të shqyhet nga qentë e stanit të tij

09:41 | 07/11/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zheji ‘shpërthen’ ndaj Ramës dhe ministrave: Gratë e dashnoret e tyre bredhin me makina luksoze, derdhen si të harbuara…

Analisti Artur Zheji në një editorial të publikuar së fundi ka hedhur akuza në drejtim të Edi Ramës teksa thotë se kryeministri rrezikon që të shqyhet nga qentë e stanit të tij.

Analisti kujton miqësitë e vjetra me Ramën, kur thotë se ndërsa sot ‘’cicëron si një bilbil gjyzardikur’’dikur ishte ai që e stërviste të fliste, pasi kryeministri ka qenë i ndrojtur dhe fjalëpak.

Zheji shkruan se ai e vinte të lexonte komeditë e tij në mënyrë që Ramës ti zhdërvjellësohej komunikimi, dhe sot mburret banaqeve se është më i miri.

”Në të vërtetë, unë si autor i këtyre rreshtave publike, kam një pjesë të vogël të fajit, në stërvitjen e këtij bilbili gjyzar, që në të ri të vet, ishte përgjithësisht krejt ndrojtësak e fjalëpak, me pamje të rrejshme hutaqi dhe djali të mirë”, shkruan mes të tjerave Zheji.

Shkrimi i plotë i Zhejit:

Kush mendon se KM-ja flet kot, ja fut kot, sepse ai flet për delet e veta që duan të dëgjojnë zërin e Bariut.

Është një KM gojëtar dhe që cicëron si një bilbil gjyzar, duke u bazuar në shumë raste, mbi efektin dhe jo mbi thelbin e gjërave që thotë.
Është bërë si ato plakat e nderuara të Gjirokastrës, apo të Bregut e Vunoit, që ulen në gurët e bardhë para dyerve të shtëpive, që thirren sofate dhe flet e përflet KM-ja, gjithë mëhallën, përflet nderin e përfolur të çupkave dhe djelmve të të gjithë kasabasë…

Në të vërtetë, unë si autor i këtyre rreshtave publike, kam një pjesë të vogël të fajit, në stërvitjen e këtij bilbili gjyzar, që në të ri të vet, ishte përgjithësisht krejt ndrojtësak e fjalëpak, me pamje të rrejshme hutaqi dhe djali të mirë.

Sepse e vija të lexonte dorëshkrimet e Komedive të mia (që i mbiquaja Komedi heroike), duke përzgjedhur secili nga një personazh, për ti zhdërvjellësuar vëllazërisht komunikimin e ndrojtësakut, që dukej në rrugët e Tiranës, si një UFO gjatosh që çapitej në një mjergull që e paraprinte, ose e ndiqte pas.

Sigurisht, Bilbil Gjyzari, që mburret banaqeve se është më i miri ndër shqiptar në çdo gjë e në çdo fushë, nxënësi pa ndërmjetës i Konicës apo i Fan Nolit, e që nuk ka bërë as edhe një kornizë të thjeshtë druri, për Nolin e zhdukur këso kohe nga Kisha e Janullatosit, apo për Konicën aventurier mendor, sepse ministrja e tij, ministrja e statuseve “fuck them”, nuk ka në 5 vite as edhe një shenjë të egzistencës së saj në kulturën mjerane shqiptare, Bilbil Gjyzari + KM, mendon rrejshëm dhe në jerm, se fjalimet e këngëruara prej tij, janë bukë që haet dhe shëllirë ku ngjyhet kotherja e popullit të skamur.

Ky delir, ky vetëadhurim ka plot vite që zgjat, sepse delet të cilave Bilbili u këndon, nuk dinë se çfarë është rebelimi dhe shkojnë me këmbët e tyre për të kullotur barin që u caktohet, aq sa u caktohet, dhe përsëri me këmbët e tyre shkojnë edhe te kasapi.

Në të vërtetë, periudha e tij, do të jetë një faqe humoristike dhe komike, për brezat që do vijnë, që do të kqyrin periudhën më të gjatë dhe më ekstreme, të Delërimit tonë Kombëtar, përkundrejt Bilbilit Gjyzar, që mohon të nesërmen, atë që mbjell vetë një natë më parë, qoftë kjo planifikim kombëtar për mbjellje me kanabis të të gjthë Shqipërisë, intrigë, maskarallëk apo hakmarrje prej të dehuri, budallallëk, zhvatje, konspiracion, arrogancë, tejkalim kompetencash, dhe mbi të gjitha përqëndrimin më të madh të idiotëve dhe injorantëve për metër katror të oborrit të tij kryeministror.

Kësaj periudhe po i vjen fundi, por jo nga delet, por nga vetë qentë e stanit, që ka përzgjedhur për të ruajtur delet e kombit, të cilët rrezikojnë të hanë Bariun, që të shqyejnë lirisht të gjitha delet e mbetura.

Do mbetemi pa bilbil gjyzar dhe pa një udhëheqës të Pagabueshëm dhe Askurrë fajtor e përgjegjës për asgjë, nisur nga fjalët e tij, që ngjajnë gjithmonë e më shumë dhe nuk gëzohem aspak për këtë gjë, si ato ngjyrat e ylberit që vërehen, në cipën e hollë të fluskave të sapunit që fëmijët fryjnë me kallam. Tërheqëse nga jashtë dhe bosh, krejt bosh nga brenda.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Fax News siguron dosjen, dëshmia e të penduarit: Si u vra dhe u zhduk trupi i Albano Xhaferit me urdhër të Edison Harizaj

Para

Trupi i Katsifas vishet me uniformën ushtarake që mbante kur u ekzekutua nga RENEA, detaje nga ceremonia. Policia merr masat

Para
Trupi i Katsifas vishet me uniformën ushtarake që mbante kur u ekzekutua nga RENEA, detaje nga ceremonia. Policia merr masat

Trupi i Katsifas vishet me uniformën ushtarake që mbante kur u ekzekutua nga RENEA, detaje nga ceremonia. Policia merr masat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia tërhiqet nga traktati për raketat bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme

“Mbylle bisedën, ndryshe do përkeqësohet”, Presidentja e Zvicrës krijon skandal në bisedën me Trump

Izraeli planifikon pushtim të plotë të Gazës, Zyra e Benjamin Netanyahut jep njoftimin: Mbledhja e kabinetit të sigurisë shtyhet

“Marina jonë do bëhet vdekjeprurëse”, armatoset Australia, blen 11 fregata nga Japonia

Netanyahu diskuton të enjten planin ushtarak për pushtimin e Gazës, Hezbollahu e kërcënon: Po sulmove Libanin, raketat bien mbi ty!

Marrëveshja e re e emigracionit, azilkërkuesit nga Franca do lejohen të shkojnë në Britani për 3 muaj

Gushti fundos Euron! Bie në 97.3 lekë, niveli më i ulët i arritur ndonjëherë

Rusia heq dorë nga marrëveshja bërthamore, rriten tensionet me Perëndimin

Greqi/ Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje! Evakuime me varka e jelekë shpëtimi

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, arrestohet një person i dyshuar nga policia maqedonase

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.