13:14 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zheji i shkruan Bujar Lakos: E ule perden para kohe se s’të pëlqeu shfaqja

19:11 | 29/12/2016
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zheji i shkruan Bujar Lakos: E ule perden para kohe se s’të pëlqeu shfaqja

Pak ditë pas ndarjes nga jeta të aktorit të madh Bujar Lako, gazetari dhe analisti  Artur Zheji, përmes një shkrimi, tregon “arsyet” pse ai vendosi të vdesë para kohe.

Ja çfarë shkruan Artur Zheji:

Ishe i ngrohtë, këtë mund të them me një fjalë të vetme për ty. Si zë, si njeri, si portret, si aktor.

Të njoh prej shumë kohësh, ndoshta më shumë se ata që mburren se të kishin njohur mirë. Mbaj mend edhe babain tënd, Shëndetin, që pinte ndonjëherë kafé te 21 Dhjetori me babain tim. Dhe babai im, Petro Zheji, personin që pinte kafé, e zgjidhte mirë. “Shëndeti, ka qenë ballist, burrë trim dhe e persekutojnë!” më thoshte nën zë Petro, im Atë.

Ti luajte role Komisarësh, sepse diktatura kishte nevojë për talentin tënd. Dhe ti do të ngrije një familje dhe do të bëje një jetë.

Por ishe aktor total tek “Vdekja e një Komisioneri”, e të madhit Artur Miller. Dhe tek “Ballë për Ballë” ishe Patriot shqiptar dhe jo një sekretar partie.

Ishe burrnor, i admirueshëm dhe simpatik. I mbyllur në vetvete dhe me fare pak miq.Ishe shumë i dhembshur dhe i sjellshëm me Nënën time, Besa Imamin, që të donte dhe si aktore më e vjetër, të mbronte me shpirt, kur të sulmonin nën brez me sa mundeshin xhelozët e shumtë. Më fliste viteve të shkuara, shumë për ty, për sulmet për biografinë, për letrat anonime që vërshonin mbas çdo filmi të suksesshëm në Teatrin Popullor.

Dhe bashkë kemi ndejturplot herë. Me Timon apo dhe me Ramën e gjatë. Dhe të jepnim dhe na jepje dashuri dhe ironi e qesëndisje të bollshme.

idomos kur bashkë me Ramën e gjatë, para viteve ’90, bënim analizën se kush është aktor më i mirë, ti Bujo, apo Timo Flloko. Debate të gjata dhe miqësore, që mbylleshin me britmën tënde therëse: Unë!

Kohë të bukura dhe kohë të shkuara.Mirëpo, kur mendonim se Teatri dhe Kinemaja Shqiptare, do të rilindte, ato vdiqën dhe u vranë në mënyrë kriminale. U Çmitizuan dhe u thyen në mijëra copëza.

Të shihja shpesh me xhipin tënd të vogël dhe me Mirën tënde besnike, dhe nuk e harroj dot pasionin tënd për xhupat e lëkurës, mustaqet, flokët, kasketat dhe këpucët.

Vetmia juaj, harresa e pushtetarëve, Teatri i zymtuar, Kinemaja pa para dhe fonde, ose me para dhe fonde të zhvatura, ja bëjnë të pamundur jetën një aktori.

Kur largoheni pa kthim Ju, largohen pa kthim pjesë të çmuara të Mozaikut shqiptar, që ka gjithë e më pak ndriçim, ngjyra dhe jetë.

Bujo, më duket se e ule perden para kohe se stë pëlqeu shfaqja! (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: artur zhejiBujar Lakovdekja
Pas

Gazetari bën propozimin që s’është dëgjuar dhe e ka me Këshillin Bashkiak të Tiranës

Para

Meta pyetet në Dibër për koalicionin, ja si përgjigjet (VIDEO)

Para
Meta pyetet në Dibër për koalicionin, ja si përgjigjet (VIDEO)

Meta pyetet në Dibër për koalicionin, ja si përgjigjet (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjirokastër/ I shpallur në kërkim për vjedhje në dy objekte kulti në Lunxhëri, ndalohet 21-vjeçari (Emri)

Berisha: Në tempullin e demokracisë u ngrit pretenca ndaj Ramës, farsës zgjedhore dhe shtetit të kapur

Turizmi shton bizneset në Vlorë/ Hapen edhe nga të huajt, shumica janë italianë. 30 hotele të reja

AMP kontrolle në Kapshticë, gjendet një sasi droge e fshehur në makinë

Tiranë/ Nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kokainës, arrestohet çifti në kryeqytet

Dështon për të 28-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Nata e dytë e zjarrit, Rusia sulmon sërish Ukrainën me rekord dronësh, ka viktima

Fier/Arrestime, procedime dhe kërkime për vepra penale në territorin e qarkut

Rrezikoi të mbytej ndërsa po notonte në “Plazhin e Vjetër, shpëton 13-vjeçarja

25-vjeçarja merr dy fëmijët e mitur dhe largohet nga banesa, bashkëshorti kërkon ndihmën e policisë për t’i gjetur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.