04:22 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zheji: Ornela Vorpsi, ka ardhur si artiste apo kubiste e qeverisë Rama?

19:14 | 17/04/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zheji: Ornela Vorpsi, ka ardhur si artiste apo kubiste e qeverisë Rama?

Ornela Vorpsi ka trazuar opinionin publik këto ditë, me disa deklarata për kryeministrin Edi Rama si dhe për jetën e saj private. Mbi të gjitha për deklaratën se “Edi Rama ishte piktori që magjepste Parisin”.

Ka pasur shumë që e kanë ironizuar atë për deklaratat e saj. Ndërkohë kjo gjë ka shtyrë edhe Artur Zhejin, ish mikun e ngushtë të kryeministrit aktual dhe njohësin e mirë të Ornelës, të reagojë.

Zheji shkruan se si mundet një shkrimtare apo një piktore, bukuroshe dhe tërheqëse në të njejtën kohë, të shpenzojë një energji dhe një vëmëndje të posaçme, për të lajkatuar kryeministrin, nga intervista në intervistë?

“Ornela, nuk është kthyer në Shqipëri, për të ringjallur dashurinë e saj të vjetër, përshkruar si nëpër telenovela, por dukshëm për gjëra shumë më konkrete… aspak platonike, shumë toksore dhe lëndore.
Ka ardhur në Shqipëri si artiste apo si një kubiste e qeverisë Ornela? (Kubistet janë vajza që kërcejnë pothuajse pjeshkëjashtë, mbi ca kuba të ndriçuar, duke u mbajtur në ca tuba, me të cilat fërkohen provokueshëm…)
E njoh Ornelën e viteve ’80-’90, në planin personal, por nuk kam ndërmend ta komentoj, të paktën për ca kohë…
Di edhe shumë detaje që ajo nuk thotë, në lidhje me Ramën, asokohe i martuar me Matilda Makoçin, por nuk është rasti të lëndojmë askënd.
Pas 30 vitesh, duhet me pa e me dëgju: Komedinë e re, “Vorpsi-Rama”, për me harru kukësianët në burg, zhvatjen e ministrave të korruptuar të kësaj qeverisjeje dhe me restauru imazhin e shkalafitur të kryeministrit në krizë popullariteti.
Tepër antiestetike për besë!”

Shkrimi i plotë nga Artur Zheji

E nurshme, e mirëmbajtur me kujdes, me të folme të kujdesshme, ka tre apo katër ditë që po “përmbyt” mediat e varfëra shqiptare me rrëfime prekëse, mallëngjyese dhe të rrëfyera në mënyrë romantike.
E ardhur enkas nga Parisi, dhe e vënë në qendër të vëmendjes si një ish mike e dashuruar me kryeministrin e sotëm, Ornela, duket tërë kohës në një rol të mirëmenduar.
Ekspozita e saj në ambientet e kryeministrisë, në zyrat dhe nën përkujdesin e ish të dashurit të saj platonik, sot kryeministër, përbën në vetvete një “karem” dhe një joshje mediatike, në të cilën ranë më së shumti mediat e lodhura nga konflikti politik në fshatin shqiptar dhe nga ripërsëritja e temave, shpesh bajate dhe gjit’e me pak ndjellëse.
Nëse do të merreshin thjesht me dukurinë “Ornela”, do të kishim thjesht të bënim me një një dukuri sezonale, sepse, shqiptarët kanë kurreshtje për profile të tilla, të cilat u japin një gëzimin naiv se edhe ndoshta fëmijët e tyre do të mund të shndrroheshin nga një kubiste trupgjatë, në një piktore apo në një shkrimtare që mbijeton në Paris…
Mirëpo si mundet një shkrimtare apo një piktore, bukuroshe dhe tërheqëse në të njejtën kohë, të shpenzojë një energji dhe një vëmëndje të posaçme, për të lajkatuar kryeministrin, nga intervista në intervistë?
Këtu edhe ngec mallëngjimi apo nostalgjia, përkundrejt kësaj dame të ftohtë, që rikthehet në vendin ku e kanë trajtuar padyshim, keq dhe padrejtësisht.
Sepse, a munden të jenë, shkrimtarët apo piktorët e mirë, që rrespektojnë vetveten, edhe vërtetashkrues edhe lajkatarë të pushtetit në të njejtën kohë?
Kjo rrëfen se “dukuria Ornela”, është në Tiranë, më shumë një dukuri elektorale lokale dhe kjo është e mjerueshme për një artiste, me një mision të mirëfilltë politik të paracaktuar, që ka pak ose asapak lidhje me artin, që mjerisht duket se është një koperturë e misionit të vet të vërtetë.
Sepse ajo, “Ornela artiste”, nuk lodhet së ripërsërituri nga intervista në intervistë, ofshama teatrale, për “lidhjen e saj të dështuar me EdRamën, ngase ai nuk e dashuroi por njëkohësisht e formoi si njeri dhe si artiste…” dhe se “Edi është shumë i zënë duke u kujdesur për Shqipërinë…”
E të tjera, blablabla të tjera si këto… që dalin nga buzët e saja të ngrira e të ngurtësuara, nga lufta e dëshpëruar estetike, kundër kohës dhe kundër rrudhave…
Është ky pra tipari rrebel i artistes “self made”? Lajkatimi i pushtetit dhe i të pushtetshmëve, nën fjalët e trukuara të një ish studenteje të viteve ‘90?
Ornela, nuk është kthyer në Shqipëri, për të ringjallur dashurinë e saj të vjetër, përshkruar si nëpër telenovela, por dukshëm për gjëra shumë më konkrete… aspak platonike, shumë toksore dhe lëndore.
Ka ardhur në Shqipëri si artiste apo si një kubiste e qeverisë Ornela? (Kubistet janë vajza që kërcejnë pothuajse pjeshkëjashtë, mbi ca kuba të ndriçuar, duke u mbajtur në ca tuba, me të cilat fërkohen provokueshëm…)
E njoh Ornelën e viteve ’80-’90, në planin personal, por nuk kam ndërmend ta komentoj, të paktën për ca kohë…
Di edhe shumë detaje që ajo nuk thotë, në lidhje me Ramën, asokohe i martuar me Matilda Makoçin, por nuk është rasti të lëndojmë askënd.
Pas 30 vitesh, duhet me pa e me dëgju: Komedinë e re, “Vorpsi-Rama”, për me harru kukësianët në burg, zhvatjen e ministrave të korruptuar të kësaj qeverisjeje dhe me restauru imazhin e shkalafitur të kryeministrit në krizë popullariteti.
Tepër antiestetike për besë!
Gjithësesi, duhet thënë se Ornela, nuk ka asnjë arësye ta dojë Shqipërinë, që është sjellë keq me jetën e saj. Pra le të marrë edhe ajo ndonjë kompensim të tërthortë nga taksat tona.
Por a do ta shpëtojë dot Ornela Vorpsi imazhin e EdRamës?
Ka shumë mundësi që “po”… të paktën përkohësisht…deri në zullumin tjetër të rradhës të ish profesorit të pikturës, të përshkruar nga Ornela, e mbrritur nga Parisi si restauratore imazhi…
Sinqerisht nuk ndjehem mirë që kjo grua e hirshme dhe inteligjente, paska halle reale në Parisin e shtrenjtë dhe ka mbrritur në oborrin e dorëshpuarve shqiptarë, për të zbukuruar muret e njollosura me mëkate korruptive të kryeministrisë shqiptare./360grade.al/

Etiketa: artur zhejiornela vorpsi
Pas

Bulqizë, kreun e sindikatës Kol Nikolla e shpëton policia nga minatorët e irrituar: Na keni pirë gjakun

Para

Këngëtarja e njohur Elsa Lila akuzohet për vjedhje, artisti shqiptar: Turp t’i vijë

Para
Këngëtarja e njohur Elsa Lila akuzohet për vjedhje, artisti shqiptar: Turp t’i vijë

Këngëtarja e njohur Elsa Lila akuzohet për vjedhje, artisti shqiptar: Turp t'i vijë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.