08:47 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zheji: S’është sekret, kam këshilluar Bashën edhe Ramën. Një post si këshilltar te opozita? Do e gjykoj

14:51 | 27/02/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Një bravo e madhe për Edi Ramën, spastruesin e mediave!!

Pas fjalës së kreut të PD-së, Lulzim Basha me thirrje për luftë kundër qeverisë ka reaguar edhe analisti Artur Zheji. 

Në një shkrim në 360grade.al, Zheji shkruan se në ethet e frikës që po shkakton rritja e figurës së Lulëzim Bashës në politikë, është rritur përpjestueshmërisht edhe sulmi ndaj tij në të gjitha pikat e mundshme.

 “Për të qetësuar shpirtrat e sëmurë nga frika “Basha”, po u jap një thelë mediatike, atyre që merren akoma me vitin 2011, sikur bëjnë ndonjë zbulim. E pra, kam qenë këshilltar i Lulëzim Bashës, në fushatën e vitit 2011, sepse isha i tmerruar, si edhe shumë shqiptarë që kishin sy dhe të paktën mbi 5 gr tru e sipër, nga projekti i frikshëm i kullave shumëkatëshe që paraqiti Rama asokohe. 7 apo 8 kulla gjigande te Liqeni artificial i Tiranës, dhe rreth 10 kulla të tjera në qendër tëTiranës, të cilat i konsideroja vdekje prurëse për kryeqytetin”, shprehet  Zheji.

Më tej ai na sqaronse ka qenë ideatori i Moratoriumit të ndërtimeve në Tiranë dhe për gëzimin e tij kjo ide u pëlqye dhe u përqafua nga Basha dhe për këtë ndihet shumë krenar.

“Dhe Basha, Moratoriumin shpëtimtar të kryeqytetit, e mbajti 4 vite dhe pothuajse deri në fund të mandatit si kryetari i Bashkisë së Tiranës. Jam pra, krenar që kam dhënë një kontribut të vogël, në mosmbytjen e Tiranës nga helmet, që shkaktojnë mbipopullimi dhe ndërtimet përbindëshore të ideuara nga Rama i asaj periudhe”,  shkruan ai.

Ai na tregon edhe detaje të tjera se ka qenë edhe këshilltar i Ramës. “Kam këshilluar Ramën në vitin 2003, në konfliktet me ish kryeministrin Fatos Nano dhe sidomos në fushatën e vështirë të vitit 2007, për kryetar bashkie për herë të tretë në Tiranë. Sepse bëja pjesë ndër ata njerëz që nuk donin që të gjitha pushtetet, e pra edhe Bashkia e Tiranës, të binin në dorën e kryeministrit, në revansh të paparë të asaj kohe Sali Berisha. Rama na premtonte një kryeqytet të jetueshëm, por miliarderët e ndërtimeve ishin më të fortë se ai dhe kryetari fitimtar i vitit 2007, Edi Rama, i shkeli të gjitha marrëveshjet me shoqërinë civile”, shkruan Zheji.

Ai thotë në fund se nuk ka asnjë ftesë nga stafi i liderit të Opozitës, për të qenë pjesë e ndonjë bordi këshillimi si strategjist politik. “Në rastin më të parë, që të vijë një kërkesë e tillë dhe nëse gjykoj se duhet pranuar, do t’ua bëj me dije”, përfundon Zheji. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

 

 

Etiketa: analizeartur zheji
Pas

”Sikur të kishte votuar dhe Vettingun, pastaj të ikte! Sa keq! Vetingu nuk do marrë votën e një të inkriminuari të Ramës!”

Para

Personazhet e njohur që iu bashkangjitën protestës së Bashës, cili i bashkohet sot në 18:00

Para
Personazhet e njohur që iu bashkangjitën protestës së Bashës, cili i bashkohet sot në 18:00

Personazhet e njohur që iu bashkangjitën protestës së Bashës, cili i bashkohet sot në 18:00

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nga vrasja te pjesëmarrje në grup kriminal dhe…/ Ekstradohet sot nga Dubai Denis Bajri

“Korrupsion”, “Pastrim parash” dhe “Fshehje pasurie”/ U mor i pandehur, SPAK i komunikon sot akuzat Erion Veliajt

Trump njofton marrëveshjen tregtare me Japoninë, përfshirë tarifën prej 15%

Gjermania deporton 43 migrantë në Irak

Ministrja e Kulturës e Francës do të gjykohet për korrupsion të dyshuar ndërsa ishte eurodeputete

Kina kërkon kontroll mbi ‘ligjin e xhunglës’ gjatë luftës në Gaza

Moment i tmerrshëm kur shpërthen zjarri brenda kabinës së një avioni në Sydney. Pasagjerët ndihmojnë ekuipazhin

Izraeli dhe Siria do kenë takim të nivelit të lartë të enjten, me ndërmjetësimin e SHBA-së

Sërish probleme për sulmuesin e Realit, por madrilenët kanë besim

Shpëtuan një të moshuar nga zjarri në Korçë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderon punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në DVP Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.