Pas një ore Kombëtarja Shqiptare do të ketë ndeshjen e saj miqësore kundër Ukrainës.
Pas përfaqësimit të dobët që skuadra e Panuccit bëri përballë Kosovës, në këtë ndeshje do të ketë ndryshime dhe sa i përket formacionit që do të hidhet në fushë.
FORMACIONI QË DO TË HEDHË NË LOJË PANUCCI:
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Mavraj, Gjimshiti, Veseli, Lilaj, Roshi, Lenjani, Ndoji, Ramadani, Manaj. Trajner: Kristian Panuçi
Ndeshja do të luhet në stadiumin e Evianit, pavarësisht kapriçove të Ukrainës në lidhje me vendin ku do të zhvillohej takimi. Na mbetet të presim dhe të shohim se çfarë efekte do të sjellë ndeshja e sotme në imazhin e kombëtares së drejtuar nga tekniku italian Panucci.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post