Menjëherë pas eliminimit të Manchester United nga Liga e Kampioneve, në rrjetet sociale kanë shpërthyer polemikat ndaj trajnerit Jose Mourinho.
Tifozët e Manchesterit, por edhe të klubeve të tjerë, kanë kritikuar portugezin për dështimin.
Pas eliminimit nga Sevilla, kjo foto e Mourinhos duke qarë po bën xhiron e rrjetit.
Portugezi nga ana tjetër përgëzon Sevillan dhe i uron sukses në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Është zhgënjyese, por ky është futbolli. Ata bën mirë dhe unë u dëshirojë suksese. Përballja ka qenë e balancuar. Kalimi i Sevillas ka qenë i drejtë”,tha Mourinho.
Sevilla befasoi sonte me paraqitjen e saj në Old Trafford ndaj Manchester Unitedit ku e ka eliminuar këtë të fundit nga Champions League duke e mposhtur me reazultatin 1-2 në shtëpi pasi ndeshja e parë në Spanjë kishte përfunduar me reazultatin e bardhë 0-0.
(E.K/FAXWEB)