Padyshim që vdekja e 16-vjeçares Blerta Pepa në sallën e operacionit tronditi mbarë opinion publik. Po jo më pak ka shkaktuar një reagim masiv dhe tentativa për vetëvrasje e mjekur Tefik Zhurda pas operacionit që rezultoi fatal.
Ai tashmë gjendet në koma, duke luftuar me jetën. Një akt ky vërtet i rëndë, që mjafton për të kuptuar sesa e ka ndikuar emocionalisht mjekun një operacion i tillë.
Bashkë me të në sallën e operacionit ka qenë dhe një mjek me orgjinë gjermane Moebius Ulf, si dhe mjeku Jovan Kosta.
Për të tre këta ka nisur procedimi nën akuzën ‘’mjekim i pakujdesshëm’’. Mjeku gjerman Ulf ishte i specializuar në ortopedi në Janinë, ndërsa studimet bazë i ka kryer në Gjermani.
Kujtojmë se vetëm sot ka reaguar dhe ministria e Shëndetësisë për këtë rast duke u shprehur se duhet të priten përfundimet e hetimeve.
(E.K/SHUPLAKA)