Prej ditësh mediat spanjolle dhe ato angleze shkruajnë për mundësinë e transferimit të Kutinjos në Barcelonë, madje disa prej tyre e kanë cilësuar dhe si fakt të kryer kalimin e yllit të Liverpulit drejt Barcelonës.
Mirëpo Guillem Balague, gazetari spanjoll i Sky Sports, insiston se Kutinjo nuk do të transferohet në Barcelonë dhe se Liverpuli ka refuzuar të gjitha ofertat e mbërritura nga klubi spanjoll.
“Liverpool nuk ka negociuar, nuk ka vendosur çmim për lojtarin dhe nuk ka bërë ndonjë premtim. Krejt çka ka bërë është se ka refuzuar tri oferta për më pak se një orë”, shkruan Balague. (B.H/Shuplaka)