01:46 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zhvendosja e call center-ave, zbardhet letra drejtuar senatit italian

11:50 | 06/12/2016
në Aktualitet
0
Zhvendosja e call center-ave, zbardhet letra drejtuar senatit italian

Mundësia që call center-at në Shqipëri mund të zhvendosen duke rrezikuar rreth 25.000 vende pune, i ka shtyrë autoritetet shqiptare të zhvillojnë takime dhe së fundmi t’i dërgojnë edhe një letër senatit italian.

Në letrë, ministria e Mirëqenies Sociale në Shqipëri, ajo e Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ministria e Ekonomisë dhe ajo e Turizmit, kanë shprehur argumentat pse call center-at nuk duhet të ritransferojnë veprimtaritë e tyre.

Një ndër argumentat është se ndërmarrjet italiane nuk do të ritransferojnë veprimtaritë e tyre në Itali, por do t’i transferojnë në vendet e Bashkimit Europian ku kostoja e punës është më e ulët.

“Ky dekret, pavarësisht se ka për objektiv mbrojtjen e punësimit të të rinjve në Itali, në fakt, në zbatim të tij, nuk do të mund të sjellë këtë rezultat, pasi në të përjashtohen të gjitha vendet e Bashkimit Evropian (duke përfshirë Rumaninë, Kroacinë, Slloveninë etj.), kur rezulton që ka shumë kompani italiane të këtij sektori, të cilat kanë transferuar ose janë duke transferuar aktivitete që kryhen në Shqipëri. Në fakt, nëse teksti i miratuar në Dhomën e Deputetëve do të mbetet i pandryshuar, dekreti do të penalizojë vetëm Shqipërinë, duke çuar në rënie të investimeve të kompanive contact center që operojnë në vendin tonë dhe një ndikim të ndjeshëm në punësimin e të rinjve tanë”, citohet ndër të tjera.

Në vijim, argumentohet edhe se propozimi i ri ligjor rezulton në kontrast me marrëveshjet e ndryshme bilaterale lidhur me shtetit italian.

“Ndryshimet ligjore vijnë në një kohë kur Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat me mbështetjen e fortë të Italisë nëpërmjet ministrit të Jashtëm, Paolo Gentiloni.”, argumentohet në letrë ku kërkohet që të rishikohet teksti i dekretit.

Etiketa: call centerleter
Pas

Rama dhe personalitete të shtetit homazhe për Andrea Stefanin (FOTO)

Para

Bernard Cazeneuve emërohet kryeministër i ri i Francës, pas dorëheqjes së Valls

Para
Bernard Cazeneuve emërohet kryeministër i ri i Francës, pas dorëheqjes së Valls

Bernard Cazeneuve emërohet kryeministër i ri i Francës, pas dorëheqjes së Valls

Discussion about this post

 



Të Fundit

14 vatra zjarri të raportuara brenda ditës, 10 të shuar, 4 ende aktive

Osmani: Konstituimi i Kuvendit brenda 30 ditëve është detyrim, jo opsion

Shifrat e frikshme/ 67 ndeshje në sezon dhe vijon, Reali për rekorde

Reagim surprizues i brazilianit Felipe Melo: Çalhanoglu, hajde te Gallatasaraj!

Telefonata Trump-Putin/ Dy liderët biseduan për rreth 1 orë, në fokus çështja e Iranit dhe Ukrainës

Durrës / U konfliktuan për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit plagosën me armë zjarri një 35-vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy shtetas

Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin e Trump për shpenzimet, nënshkrimi i presidentit pritet së shpejti

Zjarri në Bashkinë Finiq, vijojnë përpjekjet për shuarjen në fshatrat Malçan dhe Çerkovicë

“Qeveria po tallet me integrimin!”- Jorida Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për amendamente fasadë

Kontraktorët amerikanë tregojnë se si hapën zjarr ndaj civilëve të pafajshëm në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.