Pas zhvillimeve të fundit deputeti Astrit Patozi, pritet të mbajë ditën e sotme një deklaratë në orën 18:00 nga Selia e Partisë Demokratike.
Pritet që Patozi do të flas rreth zhvillimeve të fundit në PD dhe në lidhje me kandidaturën e tij për kreun e Partisë Demokratike.
Patozi i ftuar në ‘Opinion” ka deklaruar se nuk do të hidhte kandidaturën e tij për kreun e Partisë Demokratike, por ai do të merrte një vendim të tillë nëse nuk do të këtë asnjë kandidat të denjë për zgjedhjet e kreytarit të ri.“Nëse nuk do të ketë kandidat të denjë për zgjedhjet e kryetarit te PD-së, atëherë jam gati të hyj unë dhe ta shpartalloj Bashën. Unë e shpartalloj për 2 minuta. I njoh strukturat e partisë”, u shpreh Patozi.
Partia Demokratike arriti të marrë vetëm 43 mandate, kundrejt 74 të PS-së dhe 19-të të LSI-së në zgjedhjet e 25 qershorit. Aktualisht është shpallur dita e zgjedhjeve për kreun e saj që do të jetë 22 korriku.
Përballë Lulzim Bashës do të kandidojë Eduard Selami. Data 2 korrik është afati i fundit për pranimin e kandidaturave të tjera, ndërkohë që Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi kërkojnë dorëheqjen e Bashës. Ish-kryeministri Sali Berisha ka një qasje tjetër për zgjidhjen e situatës së vështirë që po kalojnë demokratët: bashkimi dhe heqja dorë nga përçarja dhe përjashtimi.
(S.SH/Shuplaka)