Diçka jo e zakonshme është dorëheqja nga ushtrimi i detyrës së 4 Kryetarëve të Bashkive në veri të Kosovës, e kjo vjen si rrjedhojë e vendosjës së taksës 100% nga ana e qeverisë kosovare ndaj produkteve serbe.
Katër kryetarët e komunave veriore në Kosovë, Mitrovicë e Veriut, Zubin-Potok, Leposaviç dhe Zveçan të cilët janë mandatuar në zgjedhjet e shkuara u përkasin listave politike serbe por që komunat të cilat ata qeverisin janë Komuna të Kosovës ë për rrjedhojë puna dhe veprimtaria e tyre paguhen nga paratë e taksapaguesve kosovarë.
Nga ana tjetër, mediat në Kosovë lajmërojnë se gjatë ditës së sotme serbët do të mbajnë përsëri protesta për të kundërshtuar këtë taksë.
Kujtojmë se vendosja e kësaj takes është kundërshtuar nga Bashkimi Europian dhe së fundi edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)