Ditën e hënë në kryeqytet pritet të ketë dy ngjarje të rëndësishme.
Së pari është mbledhja e Kuvendit, gjë që është vendosur që 3 ditë më parë, ku do të vendosej për shkarkimin e Presidentit Meta e ndërkohë që ngjarja e dytë është protesta e 10 kombëtare e opozitës e cila pritet të zhvillohet po ditën e hënë në datë 8 korrik.
Ndërkohë që ka ardhur dhe lëvizja e parë nga Gramoz Ruçi për të shtyrë këshut seancën plenare.
Sipas informacionerve seanca e cila ishte vendosur të zhvillohej në orë 18:00, e ndërkohë që vendimi I ri e ka zhvendosur atë 1 orë më parë. Konkretisht në orën 17:00.
Ndërkohë që kujtojmë se protesta e opzitës do të zhvillohet po atë ditë në orës 20:00.
Nuk e dim nëse zhvendosja e datës së seancës plenare ka lidhje apo jo me protestën e opozitës por një lëvizje e tillë nuk pritej, dhe për faktin se vendimi I shtë marrë para 3 ditësh.
Ndërkaq kujtojmë se ditën e hënë në orën 20 do të zhvillohet protesta e opozitës, e për këtë Lulzim Basha ka bërë thirrje ditën e sotme.
Ai i ka futar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në protestë me familjet dhe fëmijët e tyre.
Rendi i ditës
Bazuar në urdhrin nr. 24, datë 4.7.2019 të Kryetarit të Kuvendit
Gramoz Ruçi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
- Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores).
- Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe propozimit të Komisionit për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës z. Ilir Meta. pdf (Rregullore, nenet 48 dhe 112, votim me shumicë të thjeshtë)
3.Raporti i Komisionit përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
4.Diskutime (130 minuta debati – 70 minuta shumica parlamentare – 60 minuta opozita parlamentare)
5.Koha e votimit