Marsela Toshi, nëna e dy fëmijëve që u mbytën nga babai i tyre një ditë më parë, nuk do të jetë e pranishme në ceremoninë mortore. Mësohet se familjarët janë shprehur kundër pranisë së saj.
Burime të policisë bëjnë të ditur se ajo do të mbahet e izoluar deri në përfundim të varrimit të Naum Toshit dhe dy të miturve.
Kjo masë është marrë për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm mes familjarëve të autorit të ngjarjes së rëndë dhe 24-vjeçares.