Pritet të vijoj sot seanca gjyqësore ndaj çështjes së Emiliano Shullazit me marrjen në pyetje të disa prej zyrtarëve .
Në seancën e sotme janë thirrur për të dëshmuar shtatë zyrtarë ku mes tyre është ish-ministri i brendshëm Sajmir Tahiri, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, rektori Mynyr Koni dhe ish-rektori Dhori Kule.
Të 7 personat do të japin deklarime ne lidhje me kërcënimet që ka marrë Mynyr Koni gjatë kohës që po kandidonte për Rektor, për të cilën akuzohet Shullazi.
Koni ka rrëfyer më parë se është kërcënuar një javë para zgjedhjeve në Universitet në afërsi të banesës. Rektori nuk di të thotë nëse ishte Emiliano Shullazi apo dikush tjetër, pasi nuk mundi ta identifikojë për shkak të errësirës.
“Unë jam kërcënuar personalisht dhe është gjithcka e vërtetë pavarësisht nga akuzat që janë hedhur se është inskenim, aspak. Kërcënimi ka qenë që të largohem nga kandidimi për rektor. Unë kam vënë në dijeni punëdhënësin tim, ish rektorin Dhori Kulen dhe asnjë tjetër”, tha Koni në një intervistë televizive.
(B.N/Shuplaka)