Dhjetë muaj pasi në kosovë u zhvilluan zgjedhjet parlamentare qytetarët maqedonas do të votojnë sërish këtë të dielë. Do të zhvillohet Raundi i Parë i Zgjedhjeve Lokale për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe këshilltarët në 80 komuna dhe të Shkupit.
Hulumtimet parazgjedhore tregojnë për një garë tejet të ngushtë ku votat e shqiptarëve luajnë rol vendimarrës. Kjo, para së gjithash vlen për zgjedhjet në qytetin e Shkupit dhe për komunat më të medha të saj. Anketa e fundit e agjensisë Brima tregon se mbi 50% e shqiptarëve në Shkup përkrahin kandidatin e socialdemokratëve për kryetar komune.
Kjo nuk është ndonjë befasi e madhe nëse dihet fakti se VMRO-DPMNE gjatë viteve të fundit ka udhëhequr një fushatë të rreptë anti-shqiptare dhe nacionaliste duke kritikuar paralajmrimet e qeverisë për miratimin e ligjit të ri, me të cilin gjuha shqipe do të bëhej gjuhë zyrtare në tërë territorin e Maqedonisë.
Partitë politike kanë thënë se këto zgjedhje do të shërbejnë si referendum për përcaktimin në të ardhmen. Shihet një përqëndrim i theksuar i këtyre partve në çështjet kombëtare dhe ardhmërinë e shtetit: kontestin e emrit me Greqinë, integrimin e vendit në BE dhe NATO dhe të drejtat e bashkësisë shqiptare.
(B.N/Shuplaka)