Një ish-marinse po merr vëmendjen e të gjithëve falë setit fotografik në një kalendar ushtarak. 29 vjeçarja iu bashkua ushtrisë në moshën 19 vjeçare dhe shërbeu për thuajse katër vite.
“Si një femër në Trupat Detare ju duhet të punoni dy herë më shumë si burrat, në mënyrë që të ndiheni të barabartë me ata. Shumë marinsa mendonin fillimisht se nuk do të isha në gjendje të mbahesha fizikisht, ose se nuk isha aq e fortë sa ata, kështu që e mbylla misionin tim për t’i provuar gabimet”, tha ajo.
Shannon, nga shteti amerikan i Minesotës dhe se eksperienca e saj me forcat e marinës, e bëri atë më të zgjuar, më të shpejtë dhe më të fortë. “E shtyja trupin tim më shumë se ç’mund të kisha imagjinuar ndonjëherë dhe mësova të qëndroja e qetë dhe të mblidhesha në mes të kaosit. U bëra pjesë e diçkaje që ishte më e madhe se unë dhe unë e desha”, tha ajo.
(J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post