08:47 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Zi në familjen tonë”, Berisha reagon pas humbjes së njeriut të afërt

19:28 | 14/02/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Zi në familjen tonë”, Berisha reagon pas humbjes së njeriut të afërt

Ish kryeministri Sali Berisha në një shkrim në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ka humbur djalin e xhaxhait të tij Sylejmanin.

Berisha sjell ndër mend edhe kujtimet me kushërisin e tij, ku sipas tij ka punuar si minatory, ndërkohë që kurrë nuk ka njohur një njëri më punëtor se ai.

Postimi i plotë

Zi ne familjen tone!

Miq, sot ne percollem ne banesen e fundit nje njeri shume te dashur te familjes tone, djalin e xhaxhait tim, Sylejmanin. Qe kur fillon memoria ime, ai, mocanik me mua, ishte per te gjithe vitet e femijerise dhe me vone si vella per mua. Se bashku ndame lojerat, gezimet, dashurine e prinderve, familjareve tane dhe perfunduam shkollen 7 vjeçare. Me vone rruget tona u ndane por jo zemrat tona. Ai qendroi ne Koder te Prifçit ne Tropoje, aty ku dhe u martua dhe krijoi familjen e tij te mrekullueshme.

Sylejmani pati nje jete plote sakrifica. Ai punoi si minator pothuaj ne te gjitha minierat e rrethit dhe qarkut te Kukesit. Kurre nuk kam njohur nje njeri me puntor se ai apo qe te kete djersitur me shume ne pune se Sylejmani. Kudo qe ai punoi, me ndershmerine, njerezine dhe respektin e tij beri miq dhe shoke te shumte.

Miq, Sylejmani ishte nje patriot i vertet. Ne vitet 1996-1999 ai e shnderroi shtepine ne Kodren e Prifçit ne nje nga bazat me te rendesishme te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves. Ai vet se bashku me djemte e tij Halilin, Gezimin dhe Arbenin moren direkt pjese ne veprime dhe operacione te UCK kunder pushtuesve serbe! Ai priti dhe percolli me qindra e qindra luftetare te lirise, komandante te shquar te tyre, nder te cilet ish kryeministrin e Kosoves, zotin Ramush Haradinaj, ish Komandanin e pavdekshen te UÇK, Ilir Konushevci e shume e shume te tjere.

Ne ato vite me dhjetra gazetare, diplomate, ambasadore, ushtarake, zbulues nga shume vende vizituan shtepine dhe Kodren e Prifçit. Sylejmani i priti dhe i percolli ata ne perputhje me traditen. Te gjithe ata, pyetjes se pse keni lejuar ketu nje baze ushtarake, moren nga ai vetem nje pergjigje: une po respektoj traditen e familjes time.

Ne fakt ai e tregoi vehten i biri i te atit, Zeqir Halilit, i cili qe nga mosha e tij e re dhe deri ne vitin 1944 kishte marre pjese ne çdo perpjekje kunder pushtimit serb dhe per lirine e Kosoves! Por kesaj here lufta u fitua.

Sylejmani mbylli syte pergjithmone nen kujdesin e persosur te bashkeshortes dhe femijeve te tij.
Atij i dhane lamtumiren e e fundit familjaret, te afermit, miqte, shoket, ish kryeministri Haradinaj dhe bashkluftetare te tij nga Kosova dhe emigracioni e diaspora.

Mbetem pafundesisht mirenjohes ndaj te gjithe atyre qe na nderuan sot me pranine e tyre ne lamtumiren e sivllaut tim Sylejman Zeqir Berisha dhe i lutem Zotit qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e merituar. Amin! sb

Pas

Tronditet Greqia, termeti i fuqishëm godet vendin, ja ku ishte epiqendra

Para

Prej një javë lokalte në Gjirokastër ‘zi’, masa të rrepta dhe gjoba kundër pirjes së duhanit në lokale

Para
Prej një javë lokalte në Gjirokastër ‘zi’, masa të rrepta dhe gjoba kundër pirjes së duhanit në lokale

Prej një javë lokalte në Gjirokastër ‘zi’, masa të rrepta dhe gjoba kundër pirjes së duhanit në lokale

Discussion about this post

 



Të Fundit

Libohovë, përfundon numërimi i votave në 9 qendrat e votimit

Numërohen 159 kuti nga 508 në total në Elbasan! Socialistët vijojnë të kryesojnë, PD shënon rritje

Numërohen 97 nga 493 kuti në Durrës! Partia Socialiste vijon të kryesojë, si paraqitet rezultati deri më tani

Numërohen 279 kuti nga 1282 në Tiranë, kryeson Partia Socialiste! Grumbullon mbi 40 mijë vota

Përfundon numërimi i votave në Bashkinë e Pustecit, kryeson bindshëm PS

Numërohen 1660 zarfe të diasporës, ja cila parti kryeson deri më tani

Numërohen 110 nga 198 kuti në Gjirokastër, PS sërish kryeson ndaj opozitës

Numërohen 155 nga 449 kuti votimi në qarkun e Vlorës, PS kryeson, grumbullon mbi 8 mijë vota

Numërohen 164 nga 422 kuti në Korçë! Kryeson Partia Socialiste me më shumë se 8 mijë vota

Numërohen 95 nga 275 kuti në qarkun e Beratit, PS kryeson me mbi 4700 vota

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.