13:38 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Është blerë me para vullneti i popullit”, Ziadin Sela akuza BDI-së: Mashtroi qytetarët pasi premtoi kryeministër shqiptar, duhet të ishte në opozitë

19:45 | 20/08/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Është blerë me para vullneti i popullit”, Ziadin Sela akuza BDI-së: Mashtroi qytetarët pasi premtoi kryeministër shqiptar, duhet të ishte në opozitë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela i ftuar në Fax News foli në lidhje për marrëveshjen midis BDI-së LSDM-së, ku sipas tij është nuk bëhet fjalë për një qeveri të qëndrueshme.

Ziadin Sela theksoi se marrëveshja midis dy partive u karakterizua nga një mashtrim i madh që u ndodhi shqiptarëve, kjo pasi u premtua se kryeministri do të ishte shqiptar.

Sipas Selës BDI duhet të kishte shkuar në opozitë pasi nuk e mbajti premtimin, ndërkohë që shtoi se një kryeministër shqiptar do të ishte thjeshtë një mbulesë.

Me tej gjatë intervistës, Sela ka hedhur akuza kundrejt BDI-së se ka frikësuar me dhe ka blerë me para vullnetin e qytetarëve, ndërkohë që ka shtuar se po ashtu janë manipuluar edhe procesverbalet, pasi votat e hedhura në kuti nuk korrespondojnë me procesverbalët tek të cilët janë dhënë rezultatet.

“Sot ka pasur dhe zhvillime të tjera dhe nuk ma merr mendja se gjithçka ka përfunduar. Numra që u morën vesh LSDM dhe BDI nuk bëhet fjalë për një qeveri stabile, pasi kanë në total 62 deputetë.
Bëhet fjalë për një qeveri e cila ka shumë pakënaqësi, 61 që është minimumi i shumicës nuk është siguruar. Kjo marrëveshje u karakterizua nga një mashtrim i madh që u ndodhi shqiptarëve. BDI me siguri që ju e dini në këto zgjedhje pati një dhe vetëm një premtim dhe kjo ishte vetëm kryeministri shqiptar. U bë marrëveshja, kryeministrin shqiptar nuk e pamë dhe si të tillë ato duhet të shkojnë në opozitë. Mendoj se shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut shqiptarëve ju duhen më pak pozicionime individësh shqiptar dhe më tepër u duhen të drejta për shqiptarët.

Do të parapëlqeja një ligj që avancon çështjen shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe i bën më të barabartë ato, sesa do të parapëlqeja një pozicion. Kryeministri shqiptar do të ishte thjeshtë një mbulesë i diskriminimit sistemor që u ndodh shqiptarëve qoftë në buxhet, në të drejta kolektive, në arsim, në infrastrukturë dhe në shumë çështje të tjera. Kjo ishte thjeshtë një lojë elektorale e BDI-së e cila ka 18 vite në pushtet dhe kishte ardhur koha që të përgjigjej për mënyrën sesi ka qeverisur.
Këto zgjedhje kanë pasur një manipulim klasik, pasi është vjedhur dhe është shantazhuar. BDI ka frikësuar me polici dhe ka blerë me para vullnetin e qytetarëve. Jo vetëm kaq, janë manipuluar edhe procesverbalet, pasi votat e hedhura në kuti nuk korrespondojnë me procesverbalët tek të cilët janë dhënë rezultatet.

Kur kryeministër i premtuar prej tyre do të shërbente vetëm si një mbulesë. Maqedonisë i ka munguar kryeministri pa një prefiks etik, pasi ka qenë vetëm për maqedonasit, dhe jo për bashkësitë etnike. Nëse do të flasim për këtë ide, për një kryeministër që do ti trajtojë në mënyrë të barabartë qytetarët e Maqedonisë së Veriut është një çështje që ja vlen që të diskutohet. Por një kryeministër që do të shërbejë vetëm si një mbulesë e diskriminimit që u ndodh shqiptarëve çdo ditë këtu unë mendoj se shqiptarët nuk e kanë të nevojshëm.”- tha Sela.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: Ziadin Sela
Pas

Valdrin Sahiti do ta zhdukte këtë trend që e shohim kudo çdo ditë

Para

VIDEO/ Po debatonte me të dashurin, modelja i vendos aksidentalisht flakën vetes

Para
VIDEO/ Po debatonte me të dashurin, modelja i vendos aksidentalisht flakën vetes

VIDEO/ Po debatonte me të dashurin, modelja i vendos aksidentalisht flakën vetes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nuk ushtruan kontroll në mjetin ku po transportoheshin 6 kg heroinë, zbardhen emrat e efektivëve të arrestuar në Kapshticë

Trazira në “Arenën Kombëtare”: Arrestime dhe procedime pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, mes tyre edhe një punonjës sigurie

Foshnja dhe gruaja u gjetën të pajeta në një park të Romës, detaje nga hetimet: Viktimat ishin lakuriq, kanë vdekur në kohë të ndryshme! Misteri i gruas së veshur me të zeza

Ishte bllokuar në plazhin e Akuariumit, policia i vjen në ndihmë turistit amerikan

Test për qeverinë Vuçiç/ Mbahen zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë, qendrat e votimit hapen pas bllokadave të studentëve

Balliu në takime intensive në Berlin: Farsa elektorale e Ramës nuk duhet të pengojë aspiratën europiane të Shqipërisë

Skandal me zë dhe figurë – PD akuzon kryetaren e komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, për abuzim me detyrën dhe shpërdorim të pasurive publike për përfitime personale

Referendumi për shtetësi polarizon shoqërinë në Itali

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit të bashkisë! Procedohet dhe përgjegjësi i Bordit të Kullimit bashkë me tre punonjës

Vodhi një shumë parash në kasafortën e kishës, shpallet në kërkim 55-vjeçari në Vlorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.