07:16 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Zidane hedh “bombën” për Courtois: Nuk ka të padiskutueshëm te Real Madridi!

15:51 | 04/10/2019
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ronaldo, Isco, Mbappe, Neymar, Bale…; Zidane i prek të gjitha në konferencë

Zidane dha mendimin e tij për Courtois dhe e bëri të qartë se ai nuk ishte në gjendje të luante në pjesën e dytë të ndeshjes së mesjavës, kur e zëvendësoi. Po ashtu, bëri një paralajmërin indirekt, se askush nuk e ka vendin të padiskutueshëm te Real Madridi. Në konferencën e sotme për shtyp, trajneri francez nënvizoi:

Qasja ndaj Granada – “Nesër luajmë të parët kundër të dytëve në renditje dhe kjo do të thotë gjithçka. Granada është një ekip, që po bën një kampionat të mirë deri tani, ashtu si ne. Duam të luajmë mirë. Kemi pasur pak kohë për t’u rikuperuar, por ndeshja është nesër dhe jemi gati”.

Gjykimet e padrejta ndaj Courtois – “Të padrejta apo jo, gjykimet në futboll ekzistojnë dhe ai e di këtë. Është i fortë, e di se situata është faji i të gjithëve, sidoqoftë, nuk kemi pse t’u kthehemi polemikave të ndeshjes kundër Club Brugge”.

A ka folur me Courtois – “Unë mund të flas me lojtarët, mund të flasim edhe për këto gjëra, pas një paraqitjeje si ajo kundër Club Brugge. Ne e dimë se çfarë bëmë. Edhe pse pjesa e dytë nuk ishte spektakolare, e ndryshuam lojën dhe barazuam. Ne nuk jemi aq keq, prandaj duhet të përqendrohemi në atë që mund të bëjmë në fushë”.

Vonesa e Bale para ndeshjes – “Kjo mbetet brenda grupit, ju keni informacione, që nuk duhet t’i kishit”.

Bale në të majtë – “Nuk kam menduar për këtë, jo. Ka mundësi të tjera, që duhen eksploruar më parë”.

Courtois i padiskutueshëm – “Askush nuk është i padiskutueshëm te Real Madridi. Nuk ju kam thënë kurrë se ky apo ai lojtar nuk diskutohet për formacionin. Ne jemi 25 lojtarë dhe do t’iu besoj të gjithëve, gjithmonë, nga fillimi deri në fund. Më duhet të qesh, sepse ju doni të merrni një përgjigje, që nuk e kam”.

A e ndien vetë presionin – “Po, por kjo ndodh gjithmonë, nuk është e nevojshme ta them javë pas jave. Unë e di se ku jam dhe nuk do ta ndryshoj historinë e trajnerëve këtu. Do të luftoj deri ditën e fundit, sepse më pëlqen ajo që bëj dhe ndjehem i aftë për misionin që kam marrë përsipër”.

Opinioni për Areola – “Ai është një portier i shkëlqyer, pas Thibaut, sidoqoftë. Ne kemi dy portierë të mirë për të luajtur. Të gjithë janë të rëndësishëm dhe të gjithë e dinë se ku janë. Stërvitet mirë dhe dëshiron të luajë, pastaj vendos unë. Lojtarët duhet të jenë të gatshëm. Areola është përshtatur shumë shpejt “.

Fushata kundër Courtois – “Ai nuk është i vetmi përgjegjës për atë që ndodhi herën e kaluar. Ne kemi gabuar, por jo vetëm për faj të tij”.

Pas

“Një nga prokurorët më të zotë”, gazetari i del në krah Arian Ndojas: “Gabimi” që po i rrezikon karrierën

Para

Një prej brigjeve më të bukur në botë, del në shitje ishulli europian (Fotot)

Para
Një prej brigjeve më të bukur në botë, del në shitje ishulli europian (Fotot)

Një prej brigjeve më të bukur në botë, del në shitje ishulli europian (Fotot)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 30 qershor 2025

Gjykata anulon seancat dëgjimore të kryeministrit të Izraelit Netanyahu këtë javë

Argjentinë/ Rritet në 48 numri i viktimave nga fentanili i kontaminuar me baktere

“10-vjeçarë që duhen si 2-vjeçarë nga kequshqyerja”/ Situatë ferri dhe dëshmi tronditëse nga Gaza: Foshnjat vdesin nga mungesa e qumështit dhe fëmijët gërmojnë në plehra për 1 kafshatë

E rëndë në Lezhë/ Një 4-vjeçare rrëzohet nga pallati, transportohet te Trauma

Shkëndijë elektrike dhe shpërthim, çfarë ndodhi pak më parë në qendër të Shëngjinit

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Nesër samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Shkupi me plan masash

“Je djallëzor”, Rama i përgjigjet Farage: Pse shifrat e tua janë të pavërteta

Video/Zjarr masiv në Rërëz të Patosit, flakët i afrohen banesave dhe depozitave të naftës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.