06:38 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ziheni apo jeni shumë të fokusuar te njëri-tjetri? Zbuloni kujt kategorie në çift i përkisni

07:51 | 12/06/2017
në Flash, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ziheni apo jeni shumë të fokusuar te njëri-tjetri? Zbuloni kujt kategorie në çift i përkisni

Në fakt një nga dilemat më të mëdha që kanë çiftet e reja është dhe fakti sesi klasifikohet marrëdhënia e tyre. Po, po a jemi ne një çift që grindemi shpesh?

Kjo është vetëm njëra nga pyetjet. Sipas “InTv” ka katër lloje çiftesh, janë ata që zihen përherë por nga ana tjetër janë pasionantë, të fokusuar te njëri-tjetri, apo dhe më keq, dramatikët.

1.Gjithmonë duke u zënë, por pasionantë Për këtë kategori çiftesh ekziston opsioni “It’s Complicated” në Facebook. Niveli i tyre i përkushtimit rritet dhe ulet, veçanërisht pas argumenteve, por kjo nuk është domosdoshmërisht diçka e keqe. Konfliktet i ndihmojnë këto çifte të marrin vendime për lidhjen e tyre, por nuk janë më të prirur se grupet e tjera për t’u ndarë. Zënkat mund t’i largojnë, por pasioni i bashkon prapë bashkë.

2.Të fokusuar tek njëri tjetri Nëse ideja juaj e takimit ideal është një xhiro e gjatë në orët e vona e pasuar nga orë të tëra përpara televizorit duke parë serialin tuaj të preferuar, bëni pjesë në këtë kategori. Këto çifte kalojnë shumë kohë bashkë duke ndarë hobi dhe aktivitete të ndryshme dhe është pikërisht kjo kohë e shpenzuar së bashku që e shtyn përpara lidhjen. Janë të kujdesshëm kur vjen puna tek vendimet që lidhen me marrëdhënien e tyre, që rritet nga brenda jashtë dhe janë më të kënaqurit nga të gjitha kategoritë.

3. Fluturat sociale Nëse mbrëmja juaj ideale me partnerin është një darkë jashtë me miqtë tuaj për të 100-tën herë këtë muaj, kjo është kategoria që ju përshtatet më mirë. Çiftet e shoqërueshme shfrytëzojnë kohën me miqtë për të ndërtuar dhe forcuar marrëdhënien e tyre. Miqësia e përbashkët i bashkon këto çifte dhe i bën më të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit. Kanë lidhje të qëndrueshme dhe nivele të larta dashurie, sepse i mban bashkë edhe miqësia e mirë, që është tregues i një lumturie afatgjatë.

4. Dramatikët Fatkeqësisht jo për të gjitha çiftet është e thjeshtë. Gjërat mund të nisin mirë, por nuk përfundojnë aq mirë për çiftet dramatike. Këto lloje çiftesh marrin vendime bazuar në eksperienca të pakëndshme jashtë lidhjes së tyre. Kanë shumë luhatje dhe përkushtimi i tyre ndryshon në mënyrë drastike. Nis të shohësh gjëra që nuk të pëlqejnë, shikon lidhjen në një këndvështrim negativ dhe shumë shpejt heq dorë. Jo më kot çiftet dramatike tentojnë të ndahen rreth dy herë më shumë se çiftet e tjera.

Etiketa: cifteti lumtur
Pas

Pse ike nga “Top Media” pas propozimit të Vera Grabockës? Alketa Vejsiu jep një përgjigje pikante

Para

Kejdi Mehmetaj: Çfarë më tha Lindita Nikolla në zyrën e saj

Para
Deputetja e LSI Kejdi Mehmeti, për model politik konsideron Arta Daden dhe Namik Doklen

Kejdi Mehmetaj: Çfarë më tha Lindita Nikolla në zyrën e saj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.