Në këtë ditë të fundit të Vitit 2017 dy nga aktivistët më të shquar të shoqërisë civile, Armir Shkurti dhe Zirkon Disha kanë menduar një dhuratë dhe për kryeministrin Edi Rama. Nuk mund ta linin bosh të parin e vendit.
Të dy së bashku kanë vendosur që të shkojnë përpara ambjenteve të kryeministrisë për të çuar një pemë ‘’kanabisi” dhe pak ‘’miell të bardhë”.
Sigurisht që ndonjë mund të mendojë që edhe e kanë tepruar pak, po për të rrëzuar këtë mjaft të shohësh kryefjalën e lajmeve në vitin që lamë pas.
Droga, droga, kanabisi, kanabisi. E ku ka më mire se një mesazh i tillë natën e ndërrimit të viteve: aktivizmi ekziston.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post