Në komisariatin e policisë së Kavajës rreth orës 23:37, në parkingun brenda kësaj godine ka rënë zjarr në pjesën e përparme, të automjetit tip “Citroën”.
Si pasojë e flakëve të këtij mjeti, që është në pronësi të punonjësit të policisë J. B, është dëmtuar në pjesën e përparme të derës dhe automjeti tip “Mercedes Benz”, i parkuar pranë automjetit tip “Citroën”, pasi ishte i bllokuar nga ana e Specialistëve të Komisaraitit si provë materiale.
Po kështu shërbimet zjarrfikëse ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe nga veprimet e kryera rezultoi se, shaku i zjarrit ka qënë aksidental, si pasojë e një masë elektrike, në pjesën e baterisë së automjetit tip “Citroën”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për vlerësim. (J.V/Shuplaka)