Rreth orës 2.00 të mëngjesit të kësaj të mërkure një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e Mesopotamit, në bashkinë e Finiqit. Mësohet se një shtëpi e pabanuar është shkrumbuar nga flakët, ndërsa tre të tjera janë rrezikuar nga zjarri.
Flakët kanë përfshirë rreth 4 ha tokë, ndërsa zjarrfiksja e Finiqit, Sarandes dhe Delvines, por edhe banorë të fshatit janë bashkua në ndihmë për shuarjen e zjarrit.
Zjarri është neutralizuar rreth orës 7.00 të mëngjesit, ndërsa nuk raportohen viktima në njerëz, por vetëm në materiale. Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Në vendngjarje ishin të pranishme edhe 25 efektivë policie.
(E.K/FAXWEB.AL)