Një zjarr i përmasave të madh ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në malin e Manatisë në Lezhë mbrëmjen e sotme.
Zjarri rrezikon të përhapet për shkak të erës, kjo ka bërë që 10 shtëpi të një fshati aty pranë të jenë në rrezik.
Ndërkohë shërbimi zjarrfikës e ka të pamundur ndërhyrjen për shkak të terrenit malor, nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental. (S.SH/Shuplaka)