Një zjarr ka përfshirë një spital ën Duseldorf të Gjermanisë.
Një 77-vjeçar ka vdekur dhe mbi 70 persona janë lënduar nga flakët. Raportohet se 11 prej tyre janë lënduar rëndë, ndërsa shtatë të tjerë në rrezik për jetën.
Një total prej 19 personash u dërguan në spitale të tjera, ndërsa një pacient u dërgua me helikopter në një klinikë në Aachen, raportojnë mediat lokale.
Shkaku i zjarrit që shpërtheu në Spitalin “Marien” është i paqartë, ndërsa fillimisht flakët ranë në katin e dytë në dhomën e pacientit që humbi jetën.
Zjarrfikësve i duhesh rreth një orë për të shuar flakët.