Një zjarr i përmasave të mëdha është raportuar se ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Torovicës në Lezhë. Për shkak të motit të vështirë ndërhyrja me mjetet zjarrfikëse është e pamundur.
Nga raportimet në terren bëhet me dije se aktualisht nuk ka banesa që rrezikohen, por në rast se nuk ndërhyhet situata mund të përkeqësohet në orët në vazhdim dhe rreziku për banorët është edhe më i madh.