13:30 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Zjarr masiv në 6 fshatra të shtetit fqinj, evakuohen qindra turistë

07:27 | 25/07/2022
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zjarr masiv në 6 fshatra të shtetit fqinj, evakuohen qindra turistë

Në një zjarr të madh që shpërtheu në jug të Greqisë, shtëpitë u dogjën jo shumë larg zonës së famshme arkeologjike të Olimpias dhe gjashtë fshatra u evakuuan urgjentisht.

Zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës bëri të ditur se në shuarjen e zjarrit janë përfshirë 125 zjarrfikës dhe 43 makina zjarrfikëse, si dhe katër avionë dhe katër helikopterë.

Të paktën gjashtë zjarre të tjera të mëdha po digjen në Greqi, tre prej të cilave digjen prej disa ditësh. Sipas shërbimit zjarrfikës, gjithsej 141 zjarre pyjore me intensitet të ndryshëm shpërthyen në Greqi gjatë tre ditëve të fundit.

Ditën e djeshme, për shkak të zjarrit në ishullin Lesbos, më shumë se 450 turistë dhe banorë vendas janë evakuuar. Zjarrfikësit dalëngadalë po e vënë nën kontroll.

Zjarri në Traki, pranë kufirit me Turqinë, ende nuk është shuar.

Tre zjarre të tjera shpërthyen ditën e sotme, një në perëndim, një tjetër në Greqinë qendrore dhe i treti në Kretë.

Moti i nxehtë dhe i thatë i shoqëruar me erëra ka zgjatur prej javësh në Greqi. Në disa zona, vala e të nxehtit që ka mbërritur ditën e djeshme në vend e ka ngritur temperaturën në më shumë se 41 gradë. Vapa pritet të zgjasë edhe për disa ditë.

Pas

Pagesat buxhetore për PPP-të arritën në 95 milionë euro, 17% shkuan vetëm për inceneratorët në vitin 2021

Para

I nxehti afrikan ‘pushton’ Shqipërinë ditën e sotme, cili do jetë qarku më i freskët në vend

Para
I nxehti afrikan prek vendin, temperaturat arrijnë 34 gradë, ja si parashikohet moti këtë të diel

I nxehti afrikan 'pushton' Shqipërinë ditën e sotme, cili do jetë qarku më i freskët në vend

Discussion about this post

 



Të Fundit

Konflikt në Patos/ U godit me grushte nga babë e bir, 60-vjeçari plagos me kaçavidë 35-vjeçarin

Kandidatët e PD akuzojnë se u janë devijuar votat, Berisha: PD mbështet këdo që kërkon transparencë, jemi në krah të tyre

Ngërçi politik në Kosovë, kreu i LDK-së shpalos agjendën me 15 pika për një qeveri uniteti! Abdixhiku: ‘Kontratë’ për ta nxjerrë vendin nga kriza

Dosja “Partizani” më 30 qershor në GJKKO, Berisha: Nuk kemi ende në dorë vendimin për kalimin e çështjes në gjykim

Murtaja/ Ministria e Bujqësisë: 4 vatra në vend! 716 bagëti të prekura, 25 të ngordhura. Ndalohet tregtimi në tregjet e kafshëve të gjalla

Zhdukja e Jan Prengës, vijon rigjykimi në Apelin e GJKKO për kopshtarin e ‘Golden’

Balluku: Doganat shqiptare, pjesë kyçe e rrugës drejt Unionit Evropian

E moshuara nga Kosova po rrezikonte mbytjen

Indi, avioni me 242 persona në bord rrëzohet gjatë ngritjes, përplaset me godinat e banuara

I dënuar në Itali për krime seksuale/ Pranga 50-vjeçarit në Elbasan, pritet ekstradimi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.