Një zjarr masiv është shënuar mbrëmjen e sotme në malin e Sopotit në Delvinë.
Vatra e zjarrit ka rënë në vendin e quajtur Lefkë duke djegur dhjetra pemë gështenja dhe ullinj të vjetër.
Ndërkohë është e pamundur ndërhyrja e zjarrfikëseve nga toka për shkak të terrenit të thyer, ndërsa nuk bëhen të ditura ende shkaqet e zjarrit.
(S.SH/Shuplaka)