Në festivalin ‘‘Tomorrowland Unite Spain’’ në Spanjë gjërat nuk kanë shkuar mirë. Madje ky festival është ndërprerë në Barcelonë për shkak të një zjarri masiv që ka rënë në skenën gjigante.
Autoritetet spanjolle kanë bërë me dije se nuk ka persona të lënduar nga zjarri, ndërkohë janë evakuuar rreth 22 mijë persona të pranishëm në festival.
Sjellim në vëmendje që “Tomorrowland’’ është një nga festivalet më të famshme ku mijëra të rij mblidhen çdo vit për të festuar gjatë disa ditëve nën tingujt e muzikantëve dhe DJ më të mirë në botë. Këtë vit ‘’Tomorrowland’’ po zhvillohet në 10 skena të ndryshme në mbarë botën, ndër to edhe në Barcelonë të Spanjës, ku është shënuar incidenti. (J.V/Shuplaka)
#tomorrowland barcelona was fire ?? pic.twitter.com/LVCEBA7AvD
— Alex Prim Lopez (@ALEXPRIMLOPEZ7) July 29, 2017