Një zjarr i madh ka nisur mesditën e sotme në Gjirokastër, pranë Parkut Arkeologjik të Antigonesë.
Mësohet se zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët, mirëpo era e fortë favorizon hapjen e flakëve në terren, duke vënë kështu në rrezik gjithë Parkun Arkeologjik.
Zjarret masive kanë përfshirë vendin që me nisjen e verës, mirëpo ende vazhdojnë edhe me nisjen e shtatorit, për shkak se temperaturat vazhdojnë të larta. Vijon… (D.D/Shuplaka)