Një pusetë nafte ka shpërthyer në Delvinë ndërkohë që forcat e zjarrëfikëses kanë shkuar drejt vendit të ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Mësohet se një punonjës i shërbimit të zjarrëfikëses është asfiksuar si pasojë e tymit të dendur që ka mbuluar vendin e ngjarjes ndërsa është transportuar për ndihmë mjekësore drejt spitalit.
Burime bëjnë të ditur se i asfiksuari ndodhet në Spitalin e Sarandës ndërkohë ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Sa i përket zjarrit që ka përfshirë zonën pranë puseve të naftë, është vënë nën kontroll.
(F.GJ/FAXWEB.AL)