Një zjarr me përmasa të mëdha është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vorës, pasojat e të cilit mund të jenë fatale.
Mësohet se vatra e zjarrit ndodhet në afërsi të fshatit Kuç, ku ndodhet edhe një fabrikë fishekzjarresh.
Deri më tani thirrjes për ndihmë të banorëve u janë përgjigjur rreth 50 forca ushtrie si edhe 3 zjarrfikëse, ndërsa kërkohet edhe ndërhyrje nga ajri.
Bashkë me forcat e ushtrisë në vendngjarje po luftojnë me flakët edhe 30 zjarrfikës. Vijon… (D.D/Shuplaka)