Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Kaçinar të Mirditës, ku po digjen dhjetra hektarë pyje që nga pasditja e së enjtes.
Burime për ‘Fax News’ bëjnë me dije se në dispozicion është vetëm një zjarrfikëse, ndërsa përfaqësues të shërbimit zjarrfikës të ndodhur atje thonë se me aq kapacitete është e pamundur izolimi i kësaj vatre zjarri.
Mësohet se flakët kanë shkrumbuar dhe një magazinë ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.