Mesnatën e sotme një shtëpi është përfshirë nga flakët në fshatin Saraqinisht të Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:57, në banesën e një të moshuare. E moshuara me inicialet O.DH, 84 vjeç ndodhej e vetme në banesë në momentin që ka rënë zjarri.
Mësohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike që ka dalë nga oxhaku.
Fatmirësisht ajo ka pësuar vetëm disa plagë të lehta. Zjarrëfikëset kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa e moshuara është transportuar drejt spitalit.
Ditët e fundit janë shënuar disa raste zjarri në vendin tonë, kjo pasojë edhe e motit të ftohtë dhe përdorimit të shtuar të mjeteve ngrohtëse. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post