Që prej orëve të vona të mbrëmjes së kaluar, një zjarr i madh është shënuart në Berat, i cili vazhdon edhe ditën e sotme. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Rehov, të qendrës administrative Terpan.
Në një prononcim për televizionin “Ora News”, një banor i zonës është shprehur se zjarri ka qenë i qëllimtë dhe si pasojë janë djegur 500 rrënjë ullinj, pisha dhe 40 hektarë kullotë.
Po ashtu banori shprehet se lidhur me situatën janë njoftuar edhe organet kompetente, mirëpo prej tyre nuk ka ardhur asnjë reagim.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme zjarri ka përparuar duke vënë në rrezik edhe banesat pranë kullotave ku ka rënë zjarri. (D.D/Shuplaka)