Një vatër zjarri është përhapur në Qafën e Qarrit dhe në Mokër. Raportohet se është djegur një sipërfaqe me bimësi të ulët.
Forca zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, por terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen. Po punohet për lokalizimin e flakëve.