Këtë mbrëmje në qytetin e Elbasanit, një shtëpi është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në njësinë administrative të Bradasheshit.
Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar.
Sipas raportimeve, zjarri me përmasa të mëdha ka përfshirë të gjithë vilën tre katëshe pranë autostradës Elbasan-Tiranë.
Mësohet se zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të shuar flakët.
Shkaqet që e kanë shkaktuar zjarrin nuk dihen ende. (D.D/Shuplaka)