Zjarri ka përfshirë një banesë në lagjen “18 Shtatori”, pranë Universitetit të Gjirokastrës, duke shkaktuar panik dhe ankth te banorët e zonës.
Dy të moshuar kanë mbetur të asfiksuar si pasojë e flakëve dhe tymit, ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një bombol gazi.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë për të vënë para situatën nën kontroll dhe për të shpëtuar banorët. Fatmirësisht, nuk raportohet për viktima, por ka dëme materiale të konsiderueshme.
Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes, ndërsa ngjarja risjell në vëmendje rrezikun nga përdorimi i bombolave të gazit në kushte të pasigurta.