Një zjarr masiv ka përfshirë kampin e refugjatëve në qytetin gjerman Bergedorf, në periferi të Hamburgut. Mësohet se 28 kontenierë në total janë shkatërruar plotësisht nga flakët.
Mësohet se rreth orës 04:57, autoritetet në vend u lajmëruan për zjarrin që po përhapej me shpejtësi duke vënë në rrezik dhe jetën e refugjatëve. “Kur ekipet e shpëtimit arritën në vendngjarje, gjetën një turmë prej rreth tridhjetë njerëz që shihnin strehimoret e tyre teksa digjeshin me shpejtësi”, janë shprehur burime nga vendngjarja.
Dhjetëra refugjatë mundën mrekullisht t’i shpëtojnë zjarri duke u larguar në kohë nga kontenierët. “Një sipërfaqe totale strehimi prej 300 metra katrorë u shkatërrua.”, u shpreh një zëdhënës i zjarrfikësve për gazetarët.
Sipas dëshmitarëve, një zhurmë e fortë u dëgjua pak caste përpara se flakët e zjarrit të nisnin të përhapeshin. Ndërkohë që hetimi vazhdon, mësohet se dy refugjatë rezultojnë të humbur. (XH.A/SHUPLAKA)