Një zjarr ka rënë pak minuta më parë në fshatin Kapedane të njësisë administrative Ishëm. Sipas raportimeve zjarri ka rënë në një zonë pyjore, ndërkohë që deri tani janë djegur rreth 2 hektare me pisha.
Flakët të favorizuaranga era e fortë po perhapen me shpëjtesi të madhe, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur punonjës të njësisë administrative Ishëm dhe zjarrfikësja por që është e pa mundur shuarja e flakëve për shkak të terrenit të vështirë.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit ndërkohë që sipas burimevve mendohet se zjarri është i qëllimshëm.