Rikthehet rreziku nga zjarri në qarkun e Gjirokastrës, deri tani një vatër zjarri është regjistruar në kodrat e rrugës së Muzinës.
Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve të zjarrit, ndërsa kërkohet ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.
ndërkohë nga të dhënat paraprake mësohet se nga flakët rrezikohen disa banesa në fshatrat Grapsh dhe Jorgucat edhe më herët qarku i Gjirokastër ka qenë një ndër zonat e prekura nga zjarri, ku mijëra sipërfaqe pyjore janë djegur.
(S.SH/Shuplaka)