Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë zonën e njohur si kodrat e Krastës në Krujë. Raportohet se për shkak të erës, zjarri është duke u përhapur me shpejtësi, duke u shndërruar në rrezik për shtëpitë e banuara në këtë zonë.
Forcat zjarrfikëse janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes për të shuar flakët, por ndërhyrja me mjete është vështirësuar jo vetëm prej erës por dhe mungesës së infrastrukturës.
(XH.A/SHUPLAKA)