Gjatë mbrëmjes së sotme në qytetin e gurtë të Gjirokastrës, tabloja e lagjes 18 shtatori përbëhet nga shtëllunga tymi dhe flakë.
Sipas raportimeve, një zjarr masiv është rregjistruar në këtë lagje, shumë pranë Universitetit “Eqerem Çabej”.
Mësohet se fillimisht zjarri ka nisur tek disa shkurre, por rrezikonte të depërtonte në një banesë private dhe blloqeve të tëra të pallateve që ndodheshin aty pranë. Por për fat kjo nuk ka ndodhur pasi zjarrfikësit kanë bërë të mundur neutralizimin e zjarrit. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, megjithatë policia dyshon se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimtë. (D.D/Shuplaka)