Një zjarr ka përfshirë aeroplanin e linjës ruse “Azimut Airlines”, i cili u ul në Antalia të Turqisë, në kushte të pafavorshme atmosferike.
Zjarri u shfaq në motor dhe të gjithë 79 pasagjerët janë evakuuar shëndoshë e mirë, transmeton HavHaber.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë, dhe pista është mbyllur përkohësisht, ndaj avionët janë devijuar drejt aeroporteve të tjera.Nuk pati të lënduar, ndërsa avioni po fluturonte në linjën Soçi-Antalia. Zjarri filloi kur motori ra në kontakt me pistën.