Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Velabisht, Berat. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:25, ku makina tip Ford Focus me targa AA 747 FA, në pronësi të Luan Llupit, u dogj plotësisht.
Në vendngjarje ndërhynë 6 zjarrfikës me 2 mjete, si dhe 2 forca policore, duke neutralizuar flakët brenda 20 minutash. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar.
Paraprakisht, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa policia po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.