Një banesë është përfshirë nga flakët në “Lagjen 5” të qytetit të Durrësit. Pasi kanë parë tymin që dilte nga dritarja e apartamentit, ku jetonte një e moshuar me sklerozë, banorët e pallatit kanë lajmëruar shërbimin zjarrifikës .
E moshuara e identifikuar si Mereme Shasho së bashku me zjarrëfikësin që e nxorri nga banesa, kanë mbetur të asfiksuar dhe janë dërguar menjëherë në spital. 83 vjeçarja më pas është dërguar në spitalin e Tiranës.
Zjarrfikësit ndodhen ende në vendgjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
(J.D/Faxweb.al)