Një pallat në Tiranë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.
Mësohet se zjarri me përmasa të mëdha ka rënë në një pallat në rrugën “Riza Cerova”, në zonën e Astirit, raporton Report TV.
Nga të dhënat paraprake, zjarri rrezikon shumë banorë që banojnë në këtë pallat. Ndërkohë, që policia dhe zjarrfikëset ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po mundohen të shuajnë flakët.
Deri tani nuk raportohet për të plagosur, por vetëm për dëme materiale. (A.R/SHUPLAKA)